Nga Spanja në Gjermani, Chelsea nis të largojë lojtarët e tepërt, ja emrat

Nga Spanja në Gjermani, Chelsea nis të largojë lojtarët e tepërt, ja emrat

21 Gusht 2025 10:31 Telesport Skuadra e Chelsea ka nisur nga puna për largimin e lojtarëve të tepërt, që nuk janë pjesë e projektit të trajnerit Enzo Maresca. I pari që pritet të lërë “blues” është Renato Veiga, që do të luajë në Spanjë me Villareal. Lojtari, që vetëm një vit më parë zbarkoi në Londër, ka një kontratë deri në vitin 2031 me Chelsea. Pritet që palët të arrijnë një marrëveshje për 30 milionë euro. Nga Chelsea do të largohet edhe Raheem Sterling, që në Londër nuk gjeti asnjëherë rehati. Pritet që lojtari të transferohet te rivalët e Fulham, por ende nuk ka një marrëveshje zyrtare. Sterling nuk është stërvitur me skuadrën kohët e fundit dhe pritet të largohet edhe pse ka ende edhe...