Frikë e madhe në stadium, festa e pamenduar e futbollistit për pak u kthye në tragjedi (video)

Frikë e madhe në stadium, festa e pamenduar e futbollistit për pak u kthye në tragjedi (video)

Një episod gati dramatik ndodhi gjatë ndeshjes Indonezi-Taxhikistan (mes kombëtareve U-17), e vlefshme për “Independence Cup”, ku marrin pjesë edhe Mali e Uzbekistani. Në minutën e 34-t, Mierza Firjatullah, 16 vjeç, shënoi golin e avantazhit me kokë dhe i pushtuar nga emocionet u nis drejt tifozëve për të festuar. Ai kaloi ballinat publicitare dhe u hodh përtej rrethimit, pa e ditur që më pas ndodhej një hendek rreth 3 metra i thellë. Rënia e tij në boshllëk shkaktoi panik te shokët e skuadrës dhe publiku. Njëri prej tyre, i shokuar, madje kapi kokën me duar, pa guxuar të shihte poshtë. Për fat të madh, pas tronditjes së rëndë, lojtari u ngrit pa fraktura apo dëmtime serioze. Stadiumi kaloi nga heshtja e frikshme në duartrokitje lehtësimi,...