U rikthye në fushë pas 318 ditësh, Carvajal kapiten dhe i motivuar: Emocionuese të luash në Bernabeu pas kaq kohësh

U rikthye në fushë pas 318 ditësh, Carvajal kapiten dhe i motivuar: Emocionuese të luash në Bernabeu pas kaq kohësh

Dani Carvajal u rikthye në fushën e “Santiago Bernabéu”, 318 ditë pasi pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë loje për një kohë të gjatë. Kapiteni i Real Madrid hyri në fushë në minutën e 68-të në vend të Trent Alexander-Arnold gjatë ndeshjes hapëse të La Liga kundër Osasuna. Mbrojtësi veteran ka komentuar emocionalisht këtë rikthim: “Ta nisësh me këmbën e duhur është thelbësore. E dinim që nuk ishim të përgatitur mirë dhe ritmi u ngadalësua ndërsa loja përparonte, por arritëm ta kontrollonim ndeshjen“. “Ishte një ditë e veçantë, ndjeva ngrohtësinë e tifozëve që në nxehmje. I falënderoj që ishin aty gjatë këtyre 318 ditëve të gjata. Tani jam këtu dhe shpresoj të jap performanca të shkëlqyera dhe të ndihmoj në fitimin e titujve“, tha...