Riformatimi i PD/ Edmond Spaho: Nuk ngopemi me lugë bosh

Riformatimi i PD/ Edmond Spaho: Nuk ngopemi me lugë bosh

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Ilir Alimehmetit, i cili kërkoi riformatim të partisë pas humbjes së thellë. Në një postim në rrjete sociale, Spaho thotë se PD thjesht ka nevojë që të organizohet, një proces që sipas tij, i mungon prej 10 vitesh.Reagimi i plotë i Spahos:I dashur Ilir!Nuk e kuptoj këtë termin riformatim. Çfarë do të thotë? Duket si tjetërsim, apo modernizim përtej asaj që mund të bëjmë.Njerëzve të thjeshtë u krijohet përshtypja sikur kush e di se çfarë do të ndodhë. Do shpikim rrotën.Sipas meje, PD ka nevojë thjesht të organizohet, sepse prej rreth 10 vitesh vetëm është ç’organizuar.Sot në degë nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anëtarë. Ngopemi me lugë bosh.Është për të ardhur keq, por nëse...