Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Belinda Balluku arkitektja e vjedhjes së votave në Qarkun e Fierit, ja si komisionerët e PS tjetërsuan rezultatin…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar dje në rrjetet sociale të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë të PS n nxjerrin votat nga kutia e votimit për të kontrolluar sesi kanë votuar qytetarët. Bardhi shprehet se kurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda Ballukut në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier. “Episodi 6/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE. Kurrë në historinë e zgjedhjeve nuk ka ndodhur kontrolli masiv i votës dhe dhunimi brutal i fshehtësisë së saj, siç ka ndodhur me urdhër kriminal të Belinda...