Basel i Shaqirit “ngec” në shtëpi, Bodo/Glimt siguron grupet. Mungoi goli në dy sfidat e tjera

Basel i Shaqirit “ngec” në shtëpi, Bodo/Glimt siguron grupet. Mungoi goli në dy sfidat e tjera

20 Gusht 2025 22:54 Telesport Janë luajtur mbrëmjen e sotme 4 ndeshjet e radhës të vlefshme për play-off për të siguruar biletën për në grupet e Champions League. Norvegjezët e Bodo/Glimt mund të thuhet se kanë siguruar biletën për në grupe pas fitores 5-0 në shtëpi ndaj austriakëve të Sturm Graz. Vendasit shënuan tre herë brenda 25 minutave të para me Hogh 7′, Bjortuft 10′, Saltnes 25′. Në pjesën e dytë ishte Evjen që shënoi golin e katërt në minutën e 54-të dhe autogol i Borvin në minutën e 80-të, për meritën e Jens Petter Hauge. Ish-anësori i Milanit bëri një ndeshje të madhe sonte, duke dhënë dhe dy asiste. Basel i Xherdan Shaqirit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e vetë...