Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rekord botëror/ Ky është futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje
Portieri i Fluminense, Fabio, ka vendosur rekordin e ri të paraqitjeve në futbollin e meshkujve, duke zhvilluar ndeshjen e tij zyrtare numër 1391. 44-vjeçari brazilian ka thyer kështu rekordin e mbajtur nga anglezi Peter Shilton, në fitoren 2-0 kundër América de Cali në stadiumin Maracanã të Rio de Janeiros, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të finales së Copa Sudamericana. Sipas Fluminense dhe mediave braziliane, Fabio është tani lojtari me më shumë paraqitje në historinë e futbollit edhe pse as FIFA dhe as konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, nuk e kanë ratifikuar ende rekordin. “Ndonjëherë nuk e kuptojmë rëndësinë e një arritjeje kaq të madhe, që ka rezistuar për kaq shumë vite”, u shpreh portieri, i cili festoi mbrëmjen me një tjetër...