Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presion për fajdet me kamatë/ Kontrollet intensive sollën dyshime tek policia, arrestohen 2 persona në Prishtinë
Policia e Kosovës, pas zhvillimit të veprimeve hetimore ne bashkëpunim me PTH-Prishtinë, ka realizuar sot operacionin policor nën dyshimin për veprën penale ‘’Fajde’’ ku ka arrestuar personat e dyshuar B.F., (1977) A.F., (1986). Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar denoncuesin të paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore që janë në ndërtim ku shtetasi është pronar i tyre. I dyshuari B.F., është arrestuar ne flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa i dyshuari A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, kurse i dyshuari B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij, të njëjtit...