Daja: Nesër përballemi me një ekip shumë të fortë

Daja: Nesër përballemi me një ekip shumë të fortë

E gjithë vëmendja është përqendruar te ndeshja e Dinamos nesër në Poloni (20:15) ndaj Jagellonia për sfidën e parë, faza play off e Conference League. Para saj trajneri i bluve Ilir Daja ka folur për mediat. Daja“Të gjithë e dinë që sezonin e kaluar, Jagiellonia performoi shkëlqyeshëm në Ligën e Konferencës dhe u eliminua vetëm në çerekfinale. E di që janë një nga ekipet më të forta në Poloni. Ata gjithashtu luajnë bukur në sulm dhe mbrojtje, falë trajnerit të tyre dhe të gjithë ekipit”, tha trajneri i Dinamo City, Ilir Daja, para ndeshjes kundër Jagiellonia Białystok. “Ata gjithmonë kanë lojtarin e tyre të dymbëdhjetë, që janë tifozët. Sigurisht, situata është e tillë që ekipet që janë tashmë në fazën eliminatore janë ekipet më të...