Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Lushkja merr ofertë të majme, kavajasi largohet nga Egnatia pas…Vllaznisë
Egnatia duket se ka vendosur të lërë të lirë lojtarin kryesor të saj Regi Lushkjen. Mesfushori ndër më të spikaturit këto dy vite të fundit në Superiore, u fol ditë më parë për një largim drejt Turqisë (Sivaspor) por shpejt klubi vendosi veton duke e konsideruar ish lojtarin e Besës, Laçit, Tiranës e Sherif Tiraspol si të pashitshëm. Në fakt, situata ka ndyshuar dhe kavajasi 29 vjeçar është i destinuar të largohet nga rrogozhinasit fill pas ndeshjes hapëse me Vllazninë të premten. Drejt tij ka dy oferta konkrete të majme (me gjasë nga Lindja e Mesme apo një tjetër klub nga Turqia) ndërsa përballë këtij fakti drejtuesit kanë ndyshuar mendje. Ajo që duket punë e mbaruar lidhet me atë që Regi Lushkja do të lëvizë...