BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbledhësin e Bllacës në Bulqizë. Policia njofton se gjatë punës është dëmtuar rëndë mekaniku Azem Picari, 68 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë në spital. Për ngjarjen u procedua penalisht Arjan Hoxha, 70 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i subjektit që po kryen punimet në kantier. Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Pavarësisht se kanë arritur moshën e daljes në pension, shumë të moshuar në zonat rurale dhe në sektorë si ndërtimi apo ai minerar, detyrohen të vazhdojnë punën. Kjo lidhet si me mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigrimit masiv dhe largimit të të rinjve, ashtu edhe me...