Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern rrezikon të mos quhet më klub elitë! Ose do reformohet, ose do humbasë identitetin
20 Gusht 2025 17:17 Telesport Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj të futbollit botëror. Pas dominimit të gjatë në Bundesligë dhe sukseseve ndërkombëtare, përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2020, klubi gjerman nuk ka më të njëjtin shkëlqim për emrat e mëdhenj. Performanca e dobët në sezonet e fundit, dështimet në merkato dhe paqartësitë në drejtimin sportiv kanë ulur ndjeshëm imazhin e Bayernit si një destinacion elitar. Yjet e rinj dhe të afirmuar tani po shohin alternativa më tërheqëse në Angli, Spanjë apo edhe Arabi Saudite, ku pagat janë më të larta dhe projektet më ambicioze. Rastet e refuzimeve nga Nico Williams apo Florian Wirtz...