Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hansi Flick ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro! Lojtari duket se ka pranuar…
20 Gusht 2025 17:48 Telesport Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit botëror. Lojtari i Atletico Madrid është prioriteti absolut i Barcelonës. Operacioni nuk do të ishte i lehtë, sepse argjentinasi kushton 80 deri në 100 mln euro. Barcelona është e bindur se dëshira e lojtarit mund ta ndihmojë për ta realizuar këtë objektiv kaq madhor.