Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pa largime të mëdha, nuk ka blerje/ Juventus zbulon strategjinë e merkatos
Juventusi po punon intensivisht për të zh bllokuar një merkato që deri tani ka mbetur e ngurtë. Drejtuesit bardhezinj janë të bindur se pa largime me peshë nuk mund të ketë lëvizje të rëndësishme në hyrje. Kandidatët kryesorë për t’u sakrifikuar janë Dagllas Luiz dhe Niko Gonzalez, dy lojtarë që kanë treguar cilësi, por që sot shihen më shumë si burim të ardhurash sesa si pjesë kyçe e projektit. Mesfushori brazilian, i afruar vetëm pak muaj më parë nga Aston Vila, ka humbur peshë në hierarkitë e Tudorit. Paga e tij e lartë dhe profili teknik që nuk përputhet plotësisht me idetë e trajnerit e kanë futur në listën e largimeve. Opsioni më konkret është ai i Notingham Forest, që ka hapur bisedime të drejtpërdrejta...