Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kuvendi i Kosovës i rikthehet dështimeve, nuk zgjidhet dot drejtuesi i ri edhe pas vendimit të Kushtetueses
Kuvendi i Kosovës u mblodh këtë të mërkurë për seancën konstitutive, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Por edhe këtë radhë, parlamenti dështoi të zgjidhte drejtuesin e ri. Dy emrat e hedhur për votim, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla nuk siguruan dot shumicën e duhur. Pas votimit, kreu i PDK-së Memli Krasniqi u shpreh se do të mbështesnin për këtë post vetëm një deputet të Vetvendoisjes që nuk ka qënë më parë ministër i qeverisë Kurti. “PDK-ja, siç ka thënë prej fillimit, e përsërit qëndrimin e vet; ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit. Është e drejtë e tyre kë të duan ta kandidojnë, por është obligim ta kandidojnë dikë që zgjidhet, që kalon....