Një udhëtim i fshehtë nëpër Shqipëri në vitin 1591

Një udhëtim i fshehtë nëpër Shqipëri në vitin 1591

Nga Luan Rama Bota e arkivave shpesh herë na ofron surpriza të mëdha që kanë të bëjnë me historinë. Një pjesë e madhe e ngjarjeve kanë mbetur enigmë, pasi kronistët nuk i kanë shkruar apo kronikat e tyre janë zhdukur në kohë luftrash dhe nuk kanë mundur të flasin. Të tjera kanë mbijetuar dhe herë pas here, janë historianët ata që na i zbulojnë duke na ofruar fakte e imazhe të jashtëzakonshme. Shumë prej tyre, përsa i përket historisë së vjetër shqiptare ka mundur të na i ofrojë Injac Zamputi, një nga shkencëtarët tanë të shquar e që në heshtjen e tij bëri të mundur përkthimin e shumë dokumenteve të shekujve XV-XVII, të botuara në vëllimet «Dokumente të shekujve XV-XVII për Historinë e Shqipërisë». Në...