Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentuan të vidhnin karburant dhe pajisje ndërtimi, arrestohen dy vëllezër nga Lushnja
Mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në lagjen “18 Tetori”, Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar dy shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje në ambientet e një firme ndërtimi. Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorët e dyshuar, identifikuar si G. C., 54 vjeç, dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, vëllezër. Materialet proceduriale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Lushnjës për veprime të mëtejshme ligjore.