Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola nuk ndahet dot nga Manchester City: Mbase do të rri edhe dy vite pas kontratës aktuale
Sezoni 2024-2025 ka qenë ndoshta më i vështiri për Pep Guardiolën që kur u ul në pankinën e Manchester City. Një seri historike prej 5 humbjesh radhazi dhe 7 ndeshjesh pa fitore i la “Citizens” jashtë “Carabao Cup”, larg titullit në Premier League dhe pranë eliminimit në fazën e grupeve të Champions League. Vetëm falë një merkatoje të fuqishme dimërore, me më shumë se 200 milionë paund të investuara, klubi arriti ta stabilizonte situatën dhe siguronte kualifikimin në Champions. Në këtë kontekst të trazuar, e ardhmja e Guardiolës dukej e pasigurt, aq sa emri i tij u lidh edhe me pankinën e kombëtares angleze, e lënë bosh pas largimit të Gareth Southgate. Në fund, FA zgjodhi Thomas Tuchel, ndërsa City e “blindoi” Guardiolën deri në...