Zbulimi i rrallë në fund të liqenit që shtrihet mes Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës

Zbulimi i rrallë në fund të liqenit që shtrihet mes Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës

Arkeologët kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në liqenin e Kostancës, i cili shtrihet mes Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës. Ky liqen, me sipërfaqe prej 536 kilometrash katrorë dhe i rrethuar nga mbi 2.5 milionë banorë, ka rezultuar të fshehë një histori të jashtëzakonshme nënujore. Në ekspeditën e fundit janë gjetur 31 objekte të rralla, të cilat shkencëtarët i cilësojnë si “kapsula të kohës”. Mes tyre spikasin 17 fuçi druri, disa në gjendje të shkëlqyer, që ende ruajnë kapakët, fundet dhe madje edhe shenjat e pronësisë. Nuk dihet me siguri se cilit mjeti transportues i përkisnin, por ato hedhin dritë mbi mënyrat e ruajtjes dhe transportit të mallrave në të kaluarën. Po ashtu, robotët nënujore kanë dokumentuar mbetje metalike që besohet se i përkisnin anijeve me...