E rëndë në Bulqizë/ Mekaniku i moshuar humb jetën në Ujëmbledhësin e Bllacës

E rëndë në Bulqizë/ Mekaniku i moshuar humb jetën në Ujëmbledhësin e Bllacës

Mekaniku i moshuar humb jetën teksa kryente punime në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, merret nën akuzë drejtuesi teknik i kompanisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, kurse viktima A.P., është nga Tirana, ndërsa punonte si mekanik dhe për shkak të plagëve të pësuara, ka humbur jetën tragjikisht. Policia e Dibrës njoftoi sot se menjëherë pas njoftimit nisi hetimet në vendngjarje dhe kreu veprimet proceduriale. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për A. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës,...