Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Po kujdeseshin për parcelat e kanabisit, arrestohen “kopshtarët” në Vaun e Dejës (Emrat)
                            Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar 351 bimë narkotike. Të arrestuarit janë Sokol Uci dhe Gjon Gjeka, banues në fshatin Mali Kolaj. Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.