Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Na nxirrni jashtë, na shpëtoni”, dëshmi rrënqethëse nga aksidenti tragjik në Greqi ku vdiqën 3 shqiptarë
Një dëshmitar okular ka përshkruar momentet dramatike nga aksidenti i pasdites së të hënës në autostradën Egnatia në Greqi, kur një kamion u përplas me dy makina dhe për pasojë humbën jetën 3 shqiptarët Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj) ndërsa u plagos Magdalena Kacaj. “Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar.”, tha dëshmitari, raporton Protothema. Duke shpjeguar se çfarë ndodhi, ai tha gjithashtu se gomat filluan të shpërthenin. “Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga...