Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Asist” për Dinamon, FSHF merr vendimin për ndeshjen e parë të ‘Nëndetëses’ në Superiore
Ndeshja e javës së parë të Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Dinamos nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar. Klubi durrsak ka pranuar kërkesën e “bluve” për shtyrjen e takimit, ndërsa vendimi është tashmë i zyrtarizuar nga FSHF. Sipas axhendës së re, përballja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, më 5 shtator në orën 17:00. Arsyeja e ndryshimit lidhet me angazhimin e Dinamos në Europë, ku skuadra e trajnerit Ilir Daja po lufton për një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, aty ku do të ndeshet me skuadrën e Jagiellonias. Pjesëmarrja e Dinamos në “play-off” e bën këtë përballje të veçantë, pasi për herë të parë pas shumë vitesh, klubi kryeqytetas është kaq pranë rikthimit në arenën europiane, gjë që nuk...