Rrugorja bën ‘namin’ në Tiranë, 77 shoferë të proceduar për parkim të gabuar

Rrugorja bën ‘namin’ në Tiranë, 77 shoferë të proceduar për parkim të gabuar

Policia Rrugore ka shtuar monitorimin e akseve rrugore në kryeqytet 24 orë në 24, 7 ditë në javë, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla të pauniformuara. Qëllimi i këtyre kontrolleve është parandalimi i aksidenteve, garantimi i sigurisë rrugore dhe reduktimi i ndotjes akustike nga automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme. Nga monitorimi i zhvilluar gjatë dy javëve të fundit, Policia Rrugore ka marrë masa konkrete: 77 shtetas janë proceduar penalisht për parkim të gabuar, ndërsa automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës; 66 persona janë arrestuar ose proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit; 5 shtetas tentuan të korruptonin punonjës të policisë për shmangien e përgjegjësisë...