Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tiranë, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta djegë/ Pranga 42 vjeçarit
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi të djegë atë edhe banesën e tyre, arrestohet nga policia 42 vjeçari. Arrestimi i 42 vjeçarit me inicialet A.LL është kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: -A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.