Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Onana nuk luajti në debutimin sezonal, trajneri Amorim sqaron lënien në stol të portierit
20 Gusht 2025 10:36 Telesport Manchester United e nisi me humbje sezonin e ri në Premier League dhe mes shumë polemikave që solli sfida ndaj Arsenal ishte edhe lënia në stol e portierit Andre Onana. Në vendin e tij luajti Altay Bayindir. Një zgjedhje, që siç konfirmon trajneri Ruben Amorim, ishte tërësisht e tija dhe nuk kishte të bënte me problemet fizike që ka kaluar kohët e fundit portieri kamerunas.”Onana nuk është i lënduar, ai është rikuperuar”, tha Amorim. Më tej, trajneri portugez i “djajve të kuq” komentoi: “Thjesht, lojtarët e tjerë luajtën mirë në parasezon. Ende duhet të gjej ekuilibrin e duhur. Java e ardhshme do të jetë një histori tjetër, por për këtë javë kam zgjedhur këta lojtarë“. Kjo deklaratë lë të kuptosh...