Tenderat e AKSHI-t nën “pushtetin e padukshëm”, si Ermal Beqiri mori kontrollin e IT-së së shtetit me…

Tenderat e AKSHI-t nën “pushtetin e padukshëm”, si Ermal Beqiri mori kontrollin e IT-së së shtetit me…

Tenderat e Agjencisë për Shërbime Kërkimore dhe Informatike (AKSHI) duket se janë nën kontrollin e një rrjeti të ngushtë kompanish. Paralelisht me rrjetin ABS-B360, vitet e fundit është shfaqur edhe një bllok tjetër kompanish që kanë marrë përmasa dominuese në tenderat e AKSHI-t. Në qendër të tij është “Soft & Solution” sh.p.k., e cila administrohet nga Ermal Beqiri, duke kanalizuar miliona euro të taksapaguesve në një dorë të vetme. Sipas ekstraktit të QKB-së, Soft & Solution u themelua më 28 janar 2011. Ortakët themelues ishin Vjollca Vasiari dhe Enida Puto me nga 50%; brenda vitit të parë, kuotat e tyre i bleu Dritan Didi (duke u bërë zotërues i vetëm në 2011), i cili nga ana e tij ia shiti kompaninë në shkurt 2012 Arjola...