Arjan Ndoja mbetet deputet, Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit, PD vijon me sulmet dhe akuzon qeverinë…

Arjan Ndoja mbetet deputet, Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit, PD vijon me sulmet dhe akuzon qeverinë…

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dje kërkesë-padinë e deputetes demokrate të kësaj legjislature për qarkun e Durrësit, Andia Ulliri dhe nuk e legjitimon si palë paditëse, pas ankimimit të saj ku kërkon mandatin e deputetes si kandidate për zgjedhjet e 11 majit, nga kuotat gjinore për atë qark, mandat që e ka fituar ish-prokurori i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoja në listën e hapur. Avokati i Arjan Ndojës, Rexhë Margjeka, kërkoi që Andia Ulliri të mos legjitimohej si palë ankuese. Vendimin trupa gjykuese e mori pasi dëgjoi pretendimet e palëve. Reagon Ulliri Ndërkohë deputetja e PD, Andia Ulliri reagoi pas daljes nga Kolegji. “Pas kësaj seance ndjej keqardhjen se si u trajtua kjo seancë, pavarësisht pretendimeve ligjore që nuk ishin me vend, siç ishte vendimi se...