(VIDEO)Risi për drejtuesit e automjeteve, Rama: CAP përfshihet në lejen e drejtimit

(VIDEO)Risi për drejtuesit e automjeteve, Rama: CAP përfshihet në lejen e drejtimit

Një tjetër risi për drejtuesit e autmomjeteve. Që prej datës 19 gusht, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kështu kartonin e veçantë. Nga ky ndyshim qytetarët do të kenë përfitime: Më pak dokumente edhe më pak shpenzime. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama në rrjetin social Facebook ku shkruan: “Mirëmëngjes, dhe me një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve, Certifikata e Aftësimit Profesional (CAP) e integruar automatikisht në lejen e drejtimit si Kodi 95, duke shmangur kartonin e veçantë e ulur shpenzimet për qytetarët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.