Doncic karikon Lakers: I kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion në NBA

Doncic karikon Lakers: I kemi të gjitha mundësitë për të fituar titullin kampion në NBA

Pak ditë më parë, basketbollisti Luka Doncic firmosi zgjatjen e kontratës së tij me Lakers deri në vitin 2029, dëshmi se ai beson te skuadra kaliforniane. Ai dha edhe një deklaratë për mediat, ku shprehet se objektivi do të jetë titulli kampion në NBA. “Dua t’ju them të gjithëve faleminderit, klubit, tifozëve, lojtarëve, pasi më kanë pritur krahëhapur. Mezi pres të rinisë sezoni i ri dhe t’ua kthej këtë ngrohtësi me trofe”, u shpreh Luka Doncic. “Kur erdha në fillim, pas një shkëmbimi, nuk e dija se sa gjatë do të qëndroja këtu, por me kalimin e kohës e kuptova këtë gjë. Këtu ka një organizim të jashtëzakonshëm, ka një besim reciprok mes palëve, ndaj vendosa të qëndroj”, shtoi slloveni. “Për mua është një nder...