Cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner? Përgjigjja e Mourinhos i befason të gjithë…

Cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner? Përgjigjja e Mourinhos i befason të gjithë…

20 Gusht 2025 9:35 Alfred Lleshi José Mourinho ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha në botë dhe, për rrjedhojë, edhe shumë prej yjeve të futbollit, përfshirë Cristiano Ronaldon te Real Madridi. Gjithsesi, një futbollist që nuk ka pasur kurrë mundësinë ta ketë nën urdhrat e tij është Lionel Messi. Megjithatë, trajneri aktual i Fenerbahçes nuk hezitoi ta përmendte pikërisht argjentinasin, kur u pyet në intervistën e fundit se cili lojtar e ka bërë më të mirë si trajner gjatë karrierës së tij. “Sa herë luaja kundër Messit, më detyronte të mendoja shumë, – u shpreh portugezi me humorin e tij karakteristik. – GOAT? Është e padrejtë kur diskutohet për këtë, është diçka që nuk më pëlqen. Brezi i ri mund të dijë shumë...