Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nga Donnarumma te Ederson, portierët protagonistë të merkatos në pritje të mësojnë të ardhmen
20 Gusht 2025 8:31 Telesport Vera e vitit 2025 mund të jetë e veçantë për portierët, të zënë në një betejë të madhe të shkaktuar nga përçarja midis Paris Saint-Germain dhe Gianluigi Donnarumma. Mbërritja e Lucas Chevalier e ka bërë të qartë se nuk ka vend për të. Prandaj, kapiteni i kombëtares italiane po vlerëson opsionet jashtë Francës, duke filluar nga Premier League. Destinacioni më logjik do të ishte Manchester City, por një lëvizje do të ishte e nevojshme për të ndryshuar efektin domino. Dhe ai që mund të zhbllokojë gjithçka është Ederson, që kërkohet me ngulm në Turqi. Klubi anglez nuk ka ndërmend ta shesë atë për më pak se 20 milionë euro, duke bërë që Galatasaray të vlerësojë opsione të tjera. Një nga...