Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mbappé: E rëndësishme ta nisnim me fitore, numri 10 mbart përgjegjësi të mëdha
Në përfundim të fitores kundër Osasunës, autori i golit, Kylian Mbappé, e analizoi ndeshjen për “Real Madrid TV”: “Për ne ishte e rëndësishme ta nisnim me fitore në shtëpi. E dinim që do të ishte e vështirë. Osasuna kishte një plan të qartë, të na priste. Në pjesën e parë nuk gjetëm hapësira, por më pas, në të dytën, shënuam menjëherë. Patëm më shumë raste dhe ishim më në kontroll të lojës. Shpresuam ta dyfishonim rezultatin, por nuk ndodhi. Jemi të kënaqur me fitoren, synojmë të bëjmë edhe më mirë”. Çfarë ju kërkoi Xabi Alonso?Donte të kishim shumë kontroll mbi topin, të luanim nga njëra anë në tjetrën në mënyrë që kundërshtari të mos vraponte dhe të mos kishte hapësira për të luajtur. Ka gjëra...