Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gabbia: Të luajmë në mënyrën më të mirë, pastaj do të shohim nëse mund të fitojmë titullin
20 Gusht 2025 9:03 Telesport “E kemi lënë pas sezonin e kaluar. Tani gjithçka ka rinisur nga e para dhe u stërvitëm mirë në këtë periudhë”, është shprehur mbrojtësi i Milan, Matteo Gabbia, që synon një sezon si protagonist me kuqezinjtë. “E filluam mirë sezonin, duke fituar ndeshjen e parë zyrtare në Kupën e Italisë. Tani duhet të sistemojmë edhe disa gjëra për të qenë 100% gati për debutimin edhe në kampionat”, shtoi më tej mbrojtësi 25-vjeçar. I pyetur për mundësinë e fitimit të titullit kampion në Serie A, ai theksoi: “Nuk ka të bëjë me besimin në të. Ambicia është e rëndësishme sepse duhet të mendojmë qartë për çdo ndeshje. Duhet të luajmë në mënyrën më të mirë, pastaj do të shohim“.