Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Draxler për lamtumirën nga PSG: Moment shumë i vështirë për mua, e kam dashur gjithçka nga ai klub
Julian Draxler dukej si një nga shumë talentet e prodhuara prej futbollit gjerman, por në moshën vetëm 31-vjeçare përfundoi duke luajtur në Katar, tek Al Ahli SC. Faji ishte sidomos i një periudhe jo të favorshme te PSG, që ia ngadalësoi rritjen. Megjithatë, ish-lojtari i Schalke mbeti gjithmonë i lidhur me klubin parizien, aq sa i rrëfeu të përditshmes “Le Parisien” se ishte ndier shumë i lënduar kur francezët vendosën të ndaheshin prej tij: “Nuk do të gënjej, ishte vendim i vështirë për t’u përtypur. Madje nuk u stërvita as me pjesën tjetër të skuadrës së parë. PSG ishte më shumë se një punëdhënës për mua. U dashurova me klubin, me qytetin. Përjashtimi më dhembi, por e di gjithashtu që ky është profesioni ynë. Drejtuesit...