Nejmar përzgjedh katër klubet angleze ku do të dëshironte të luante, spikat Mançester Junajtid

Nejmar përzgjedh katër klubet angleze ku do të dëshironte të luante, spikat Mançester Junajtid

Adriatik BALLA Referuar mediave britanike, sulmuesi brazilian Nejmar tashmë i ka zbuluar katër klubet e Premier League që ai admiron, ndërkohë që rikthimi i tij te Santos nuk ka rezultuar sipas pritjeve. Braziliani u bashkua me Santos në janar, pasi kishte kaluar një periudhë të pasuksesshme në Arabinë Saudite me Al Hilal, ku zhvilloi vetëm shtatë paraqitje pas transferimit të tij nga Paris San Zhermen në vitin 2023. Siç pritej, rikthimi i tij në futbollin brazilian u prit me entuziazëm të madh, por në vazhdën e karrierës së tij, Nejmar është përballur përsëri me lëndime. Ai humbi pesë ndeshje radhazi në kampionat pas një dëmtimi muskulor në prill. Situata u përkeqësua edhe më shumë për 33-vjeçarin të dielën, kur ai luajti në humbjen 6-0 të...