Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse! Qasja në financim vijon të jetë pozitive
Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, e konsiderojnë potencialin e tregut bankar të Shqipërisë si të mesëm dhe 25% si të lartë. Shumica e bankave me kapital të huaj në Shqipëri raportojnë fitimprurje më të lartë krahasuar me bankën mëmë, që është një përmirësim i ndjeshëm në krahasim me periudhën e mëparshme. Pjesa më e madhe e grupeve ndërkombëtare bankare janë shprehur se kanë pasur fitim më të lartë ose të barabartë për operacionet në Shqipëri krahasuar me operacionet e përgjithshme të grupit. Ky është një përmirësim i rëndësishëm në krahasim me raundin e mëparshëm të anketës. Për sa i përket kërkesës për kredi...