Alonso “thyen” rregullin e Carlo Ancelotti-t në formacionin e ndeshjes së parë ndaj Osasunës

Alonso “thyen” rregullin e Carlo Ancelotti-t në formacionin e ndeshjes së parë ndaj Osasunës

Real Madrid do të nisë sonte zyrtarisht sezonin e ri në La Liga, ku pret Osasunën në “Santiago Bernabeu”. Kur ishte trajner Carlo Ancelotti, formacioni zyrtar i Real Madridit publikohej 2 orë deri 2 orë e gjysmë para ndeshjes, qoftë në La Liga apo edhe në Champions League. Xabi Alonso ka kërkuar që formacioni të publikohet vetëm një orë para ndeshjes maksimumi, duke lënë vend për “suspancë” deri në fund. Përsa i përket formacionit të sotëm, fillojnë nga minuta e parë tre nga katër transferimet e bujshme: Trent, Hujisen dhe Carreras. Franco Mastantuono gjendet në stol. Bashkë me argjentinasin në stol gjendet edhe Rodrygo, i cili është përfolur shumë për një largim nga Madridi këtë verë. Një tjetër emër që bie në sy ndryshe nga...