Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
LVV s’heq dorë nga Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit i pasigurt
Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më 20 gusht, nga ora 11:00. Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim. Megjithatë, shanset për sukses duket se janë të pakta. Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa opozita e deritashme nuk tregon gatishmëri për kompromis. Njohës të çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se dështimi mund ta çojë vendin në një situatë të re institucionale. Sërish Haxhiu Në vazhdimin e seancës më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje (LVV)...