Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjike/ U helmuan nga ushqimi gjatë festës, shënohet viktima e dytë
Është shënuar viktima e dytë, e helmuar nga bakteri që u gjet në ushqimet e konsumuara në Fiesta Latina në fund të korrikut në Monserrato, një qytet pranë Cagliarit. Sipas mediave italiane Valeria Sollai, 62 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë natës në Poliklinikën Monserrato. Ajo ndodhej në kujdes intensiv në spitalin universitar për javë të tëra pasi kishte ngrënë gatime me bazë guacamole në Fiesta Latina në fund të korrikut në Monserrato, një qytet pranë Cagliarit. Më 8 gusht, 36-vjeçarja Roberta Pitzalis humbi jetën si pasojë e helmimit gjithashtu nga bakteri vdekjeprurës gjatë të njëjtës festë. Kjo e përkeqëson më tej situatën e të dyshuarit të vetëm, Christian Gustavo Vincenti, pronarit të kioskës ku u konsumuan produktet e kontaminuara.