Lirimi i hapësirave publike/ Aksion në Kombinat, nis prishja e objekteve

Lirimi i hapësirave publike/ Aksion në Kombinat, nis prishja e objekteve

Aksioni për lirimin e hapësirave këtë të martë është përqendruar në zonën e Kombinatit në Tiranë pas ankesave të shumta nga banorët. Këtë aksion e ka ndjekur nga afër nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj. “Ajo për të cilën jemi sot në Kombinat është sepse kemi një numër shumë të madh ankesash nga qytetarët, për lulishten kryesore të Kombinatit e cila është zënë me karrige, vazo, me kangjella, është parcelizuar në disa raste. Ajo për të cilën sigurojmë të gjithë qytetarët është se ky nuk është një aksion që ka nisur për dy muaj dhe mbaron”, tha Blendi Sulaj, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës. Në të gjithë vendin vijonë lirimi i hapësirave publike nga strukturat e paligjshme.