Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR
Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar Klan News se ky raport do të publikohej në fund të muajit gusht, por ky afat është shtyrë pasi mesa duket vijon mbledhja e provave dhe materialeve, kryesisht me adresë opozitën shqiptare. Zyra e ODHIR në Varshavë na ka konfirmuar se po i jepet dora e fundit këtij raporti, i cili përmbledh gjetjet e misionit vëzhgues të udhëhequr nga Ambasadori Lamberto Zannier. Në vlerësimin e saj paraprak, OSBE-ODIHR i konsideroi zgjedhjet parlamentare të 11 majit si konkurruese dhe përgjithësisht profesionale, pavarësisht mjedisit politik të polarizuar. OSBE-ODIHR vuri në dukje rolin pozitiv të SPAK-ut, si dhe mekanizmin e ngritur në bashkëpunim me...