U përfshinë në aksidentin ku humbi jetën 47- vjeçari, arrestohen në spital shoferët e dy mjeteve motorike

U përfshinë në aksidentin ku humbi jetën 47- vjeçari, arrestohen në spital shoferët e dy mjeteve motorike

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit Hilmi Shkrelaj, 63 vjeç, dhe Anxhela Hasaj, 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti. Një ditë më parë, në këtë aksident të rëndë, humbi jetën 47- vjeçari Altin Luli, ndërsa u dëmtuan edhe familjarët që udhëtonin me të në mjetin e përfshirë në aksidentin e trefishtë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do...