Aksion në Kombinat për hapësirat publike, N/Kryetari i Bashkisë: I rikthejmë në shërbim të komunitetit

Aksion në Kombinat për hapësirat publike, N/Kryetari i Bashkisë: I rikthejmë në shërbim të komunitetit

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës ka nisur sot ( 19 gusht) aksionin në zonën e Kombinatit për lirimin e hapësirave publike, të uzurpuara prej kohësh nga subjektet private. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit dhe u ndoq nga afër nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, si dhe drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi. Nënkryetari Sulaj tha se ndërhyrja vjen pas një numri të madh ankesash nga banorët dhe është pjesë e një plani afatgjatë për rikthimin e hapësirave publike “Ajo për të cilën jemi sot në Kombinat është sepse kemi një numër shumë të madh ankesash nga qytetarët, për lulishten kryesore të Kombinatit e cila është zënë me...