Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“7 milionë euro për shkollat e Shkodrës”, Manastirliu viziton kantierin e “Kolë Idromenos”
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Ogerta Manastirliu, inspektoi sot punimet në kantierin e gjimnazit “Kolë Idromeno” në Shkodër, ku po zhvillohet një ndërhyrje e thellë infrastrukturore që synon modernizimin e plotë të këtij institucioni arsimor sipas standardeve më bashkëkohore. Shkolla po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, përfshirë laboratorët shkencorë, terrenet sportive, instalimet elektrike dhe hidraulike, sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, mobilim të ri, si dhe infrastrukturën e aksesueshmërisë për nxënësit me aftësi ndryshe. Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë përpara fillimit të vitit shkollor. “Në Shkodër kantieret e arsimit janë duke ecur shumë mirë. Shkodra, në këto dy vite, është duke u mbështetur nga qeveria shqiptare përmes projekteve të investimeve në shkolla dhe...