Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditëse! Ish-sulmuesi gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para
Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në Johannesburg, Afrikë e Jugut. Lajmin e hidhur e konfirmoi klubi i tij i dikurshëm, Orlando Pirates, me një deklaratë zyrtare: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e ish-sulmuesit tonë Tendai Ndoro. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë.” Tifozët kanë shpërndarë dhjetëra mesazhe prekëse në rrjete sociale. Njëri prej tyre shkroi: “Pusho në paqe, vëlla.” Një tjetër shtoi: “Faleminderit për kujtimet. Ngushëllime për familjen. Deri sa të takohemi sërish.” Ndërsa një fans kujtoi golin e tij të paharruar kundër Kaizer Chiefs: “Nuk do ta harroj kurrë atë perlë… RIP...