Juventusi nuk heq dorë nga Zhegrova, kërkon të ribashkojë dyshen e Lilës në sulm

Juventusi nuk heq dorë nga Zhegrova, kërkon të ribashkojë dyshen e Lilës në sulm

Një lëvizje befasuese mund të ndodhë në këtë fazë të fundit të merkatos. Megjithëse presidenti i Lilës konfirmoi qendrimin e Zhegrovës edhe për sezonin e ardhshëm, lajmet nga tregu i transferimeve tregojnë të kundërtën. Marseja po ngulmon për futbollistin e Kosovës, por tashmë kanë një konkurent të fortë përballë. Fabricio Romano zbulon se interesi i Juventusit nuk ishte sipërfaqësor. Eksperti i merkatos bën me dije se drejtuesit e klubit bardhezi kanë pasur sërish diskutime me zyrtarët e Lilës. Zhegrova është një prej emrave që gjenden në listën e ngushtë të Juventusit, teksa largimi i Niko Gonzalesit do të jetë çelësi për të veshur Zhegrovën bardhezi. Për Niko Gonzalezin ka shfaqur interes Atletiko e Madridit, por ende nuk ka një ofertë zyrtare në tryezë. Në rast...