Gjergj Fishta: Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet

Gjergj Fishta: Kriteret që duhet të plotësojë ai që kërkon të jetë deputet

At Gjergj Fishta (1923) – Revista Hylli i Dritës Për shtetin tonë është nevoja të mblidhet sa më parë Kuvendi i Dheut ose Konstituenta, sepse nevojitet një reformë rrënjësore si nga trajta politike edhe nga parimet kulturore, sipas të cilave të ndërtohet përfundimisht shteti shqiptar. Për të ligjëruar me ndonjë kalangerç “gishti” intrigat e ambicjet e njërës a të tjetrës kastë, të njërit e të tjetrit idiot surrullup e surrat-qerep, s’ia vlen as mundimi të mblidhet Kuvendi i Dheut, e është një krim të shpenzohen paratë e Shtetit – gjaku i popullit të ngratë – për një komedi kaq të dëmshme të poshtër. Së pari e kryesorja, delegati për Asamblenë Kushtetuese duhet të jetë Shqiptar. Kur them “Shqiptar” kuptoj Shqiptarin tamam Shqiptar, domethënë: Shqiptar me...