Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Manastirliu: 7 milionë euro vetëm për infrastrukturën shkollore në Shkodër
Nxënësit e shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër shumë shpejt do të mësojnë në ambiente të reja, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ky institucion arsimor po i nënshtrohet një transformimi të plotë, që përfshin rikonstruksionin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, laboratorëve dhe terreneve sportive, rinovimin e instalimeve elektrike, hidraulike, sistemit të kondicionimit, aksesueshmërisë për nxënësit me aftësi ndryshe, si dhe mobilim të ri, të përshtatur me imazhin modern të shkollës. Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të përfundojnë përpara fillimit të vitit shkollor. Gjatë inspektimit të punimeve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nënvizoi angazhimin e qeverisë për të ofruar kushte bashkëkohore në çdo institucion arsimor “Në Shkodër kantieret e arsimit janë...