Biznesi qeverisë me armët!

Biznesi qeverisë me armët!

Qeveria shqiptare ka ndërtuar një model të çuditshëm dhe kontradiktor të funksionimit të shtetit. Kur bëhet fjalë për shërbimet publike thelbësore – spitale, shkolla, rrugë – përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “shteti nuk ka kapacitete”. Për këtë arsye, shëndetësia iu dorëzua koncesioneve, ndërtimi i shkollave iu la privatit, dhe çdo segment rrugor i rëndësishëm është bërë pjesë e një PPP-je.Por kur vjen puna për të bërë biznes, shteti papritur bëhet sipërmarrës i madh. Në vend që të ofrojë shërbimet për të cilat qytetarët paguajnë taksa, qeveria vendos të ndërhyjë në tregje ku konkurrenca duhet të jetë e lirë dhe transparente. Kështu, shteti që nuk arrin të blejë avionë zjarrfikës për të përballuar emergjencat civile, futet i papërgatitur në industrinë e armëve.Në vitin 2024, shumica qeverisëse...